Barcelona dështoi

Futboll

Barcelona dështoi

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:41
Barcelona dështoi

Saul Niguez e ka vendosur. Do të largohet këtë verë nga Atletico Madrid.

Barcelona dhe “Los Colchoneros” ishin në bisedime për shkëmbimin e tij me Griezmann, por duke parë kushtet e disfarovshme dhe sidomos rrogën e majme të francezit, ideja mbeti vetëm në letër…

Tashmë një tjetër pistë për të ardhmen ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për Premier League. Të gjithë e duan mesfushorin e Spanjës, por dy klube mësohet të kenë hyrë seriozisht në veprime konkrete për të bërë të tyrin Saul.

Chelsea dhe Manchester United janë dy më të interesuarit për Saul, aq sa kanë nisur kontaktet me Atletico Madrid.

Në këtë merkato verore, Premier League ka dominuar (veç PSG) Europën duke pasur më shumë mundësi ekonomike edhe pas pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat