Liqeni shkëlqen, kalon grupin në Champions League 

Futboll

Liqeni shkëlqen, kalon grupin në Champions League 

Nga: K.G. Më: 24 gusht 2021 Në ora: 22:35
Liqeni shkëlqen, kalon grupin në Champions League 

Skuadra e futsallit nga Drenasi, Liqeni, shkëlqen duke e kaluar grupin në Champions League. 

Djelmoshat e Liqenit treguan lojë të madhe duke e mposhtur me rezultat 3:2 nikoqirin, skuadrën gjermane TSV Velimdorf.

Liqeni kalon në rundin tjetër, duke shënuar sukses të madh dhe në anën tjetër lartëson edhe Kosovën.

Liqeni përfundon në vend të parë në gruçin H me 9 pikë, pasojnë Weilimdorf me 6, Helvecia 3 dhe Tasvsançali me 0 pikë.

Kampioni i Kosovës, Liqeni, do t’i vazhdojë garat në raundin tjetër që njihet si “Main Round”.

Bukuri e kësaj është se Liqeni në tri ndeshje ka shënuar po aq fitore, duke treguar fuqinë ndaj skuadrës angleze, gjermane dhe turke. 

Kjo është arritur falë punës së madhe që bëhet në këtë ekip dhe angazhimit dhe lojërave cilësore të djelmoshave.

Rezultatet në tri xhirot e grupit H

Liqeni - Fc Tasvsançali (Turqi)            5:0
Liqeni - London Helvecia (Angli)        7:6
Liqeni - TSV Velimdorf (Gjermani)     3:2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat