FC Liqeni: Rikthehemi nga Gjermania me tri fitore 

Futboll

FC Liqeni: Rikthehemi nga Gjermania me tri fitore 

Nga: K.G. Më: 25 gusht 2021 Në ora: 12:08
FC Liqeni: Rikthehemi nga Gjermania me tri fitore 

Liqeni nga Drenasi është sikur në qiellin e shtatë, për faktin se kualifikohen në rrethin e radhës në Champions League në futsall. 

Ekipi nga Drenasi ngadhënjeu në sfidën e fundit të grupit H, e cila ishte si finale para finales, pasi që vetëm fitorja e dërgonte më tej, duke e mposhtur me rezultat 3:2 ekipin gjerman SV Weilimdord.   

“Ndeshja e tretë, e vërteta dhe kalojmë tutje. Jemi në Main Round.

Në një ndeshje me shumë aksione, ashpërsi, tension e dëshirë për fitore nga të dyja palët, fitorja në fund na takoi ne, me plot meritë.

Pjesa e parë nisi me kujdes nga të dyja skuadrat, duke analizuar njëra tjetrën dhe duke pritur gabimet eventuale. Goli i parë erdhi nga Arbër Shkodra i cili realizoi nga afërsia në minutën e dytë të takimit. Gjermanët barazuan vetëm dy minuta më vonë, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi në të mirë të nikoqirëve kur në minutën e 23' kaluan për herë të parë në epërsi. Në një lojë të tensionuar dhe përplot aksione në skenë doli Jakup Ramadani duke barazuar shifrat në 2:2, në minutën e 29' të takimit.

Kur kishin mbetur edhe 3 minuta lojë, stafi i trajnerëve zgjodhën të luajnë me 'Power-Play'. U shpërblye ky rrezik sepse menjëherë erdhi goli i epërsisë kur Camilo realioi për 3:2 pas një pasimi maestral nga ana e Yulian.

Me rezultatin 3:2 edhe u mbyll kjo përballje, e ku nga tri ndeshje të luajtura, rikthehemi nga Gjermania me tri fitore, për të qenë të parët e grupit dhe pjesëmarrës në Main Round UEFA Champions League për këtë edicion, i pari për ne”, shkruan në faqen e FC Liqeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat