Ja se kur do të publikohet lista nga ana e trajnerit Reja

Futboll

Ja se kur do të publikohet lista nga ana e trajnerit Reja

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:50
Ja se kur do të publikohet lista nga ana e trajnerit Reja

Shqipëria do të ndeshet kundër Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos në muajin shtator.

Kuqezinjtë do të bëjnë gjithçka për t’i marrë maksimumin këtyre takimeve, në mënyrë që të shpresojnë për vendin e dytë në kualifikueset e Botërorit. Por kur do të publikohet lista?

“Sport Ekspres” ka mësuar se në datën  28 gusht do të kemi edhe listën e emrave që janë ftuar nga trajneri Reja. Sigurisht, në listën kryesore janë lojtarët e zakonshëm dhe nuk do të ketë vend për eksperiemente të reja, ku veçohet rikthimi i Taulant Xhakës.

Gjithashtu është mësuar se Ernest Muçi nuk pritet të jetë në listën kryesore, por gjithçka do të zbardhet në 28 gusht.

Sa i përket Nedim Bajramit, nëse nuk do të ketë një vendim deri në shpalljen e listës, mesfushori do të përfshihet që të jetë gati në rast kthimit të përgjigjes pozitive për të përfaqësuar Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat