Conte zëvendësues i Artetas te Arsenali!?

Futboll

Conte zëvendësues i Artetas te Arsenali!?

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 08:13
Conte dhe Arteta

Arsenali nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në Premier Ligë.

Pozita e Mikel Artetas si trajner i Arsenalit ka nisur të lëkundet pas startit të dobët të edicionit të ri.

Sipas ‘Independent’, Antonio Conte është njëri ndër emrat më të mundshëm që ta zëvendësojnë Artetan nëse ky i fundit shkarkohet.

‘Topçinjtë’ thuhet se i kanë dhënë ultimatum trajnerit të tyre që pesë ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtar për të ardhmen e tij.

Nëse në këto duele ‘The Gunners’ nuk këndellen atëherë Conte mund të merr pozitën e Artetas.

Arsenali ka pësuar humbje në dy ndeshjet e parë të Premier Ligës me rezultat identik 2-0 ndaj Brentfordit dhe Chelseas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat