Pellegri prezanton veten te Milani

Futboll

Pellegri prezanton veten te Milani

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:50
Pellegri prezanton veten te Milani

Më në fund ka ardhur dita e prezantimit të Pietro Pellegri në Milano. Sulmuesi i ri (i lindur më 17 mars 2001), i cili përfaqësonte fanellën e Genoa në Itali, mbërriti te kuqezinjtë në formë huazimi nga Monaco. I emocionuar për aventurën e re, ai komentoi:

“Edhe nëse përvoja te Monaco nuk ishte me fat, tani e ardhmja është për t’u merituar.

Në Milanello gjeta menjëherë një atmosferë familjare, një klub me gjithçka, për të menduar vetëm për futbollin. Mbërrij këtu me dëshirën për të shpaguar veten dhe treguar se sa vlej. Natyrisht, dua ta shlyer besimin e klubit. Qëllimi im është të bind klubin të më blejë dhe të jetë një lojtar totalisht i Milanit”.

Pellegri më pas shpjegon arsyen e zgjedhjes së numrit 64: “Është viti i lindjes së babait tim”. Ish-lojtari i Genoa kompleton një repart ofensiv, që tashmë mund të llogarisë përvojën dhe forcën e Ibrahimovic me Giroud. Duke folur për dy shokët e skuadrës, ai shtoi: “Të luash me këta dy sulmues, edhe për Milanin, është një ëndërr. Unë vetëm mund të mësoj. Ibrahimovic ka qenë idhulli im që i vogël. Dje, kur e përshëndeta, m’u duk diçka e mrekullueshme. Unë mund të mësoj gjithçka nga një kampion si Ibra.

Giroud? Ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, mund të më ndihmojë shumë të përmirësohem, vetëm duke e parë dhe studiuar në stërvitje”. Sulmuesi është gati të lërë pas vetes lëndimet e shumta dhe të fitojë besimin e Piolit: “Lëndimet vijnë, nuk kam qenë me fat. Tani kam vetëm gjëra pozitive në mendje, kjo është një gjë e së kaluarës. Trajneri dëshiron lojtarë të gatshëm për të punuar. Me Milanin në Ligën e Kampionëve? Një ëndërr, të gjithë fëmijët do të donin ta luanin atje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat