Ulpiana lëshon në shitje biletat para sfidës me Malishevën!

Futboll

Ulpiana lëshon në shitje biletat para sfidës me Malishevën!

Nga: K.G. Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:31
Ulpiana lëshon në shitje biletat para sfidës me Malishevën!

Ulpiana dhe Malisheva synojnë fitoren e parë në elitë, pas barazimit 1:1 me Llapin përkatësisht Prishtinën.

Skuadra nga Lipjani nuk ka lëshuar më shumë se 300 bileta në shitje. 

“Dalin në shitje biletat për ndeshjen, Ulpiana – Malisheva!

Sektori për shitjen e biletave njofton opinionin se nga sot fillon rezervimi i biletave për ndeshjen e xhiros së dytë ndërmjet Ulpianës dhe Malishevës, e cila do të zhvillohet, më 28 gusht, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Biletat mund të blihen në hyrje të stadiumit të qytetit të Suharekës në ditën e ndeshjes. Çmimet e biletave janë si vijon:
Veri dhe Jug 2 euro
Lindje 2 euro
Perëndim 2 euroVIP 10 euro!

Në dispozicion janë vetëm 300 bileta, kurse personat që dëshirojnë të blejnë biletat, duhet të kenë me vete edhe dokumentët si vijim:
Leternjoftimin dhe Dëshmi që jeni të vaksinuar”, njofton KF Ulpiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat