Rooney nuk mund ta shoh Ronaldon

Futboll

Rooney nuk mund ta shoh Ronaldon

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:00
Rooney nuk mund ta shoh Ronaldon

Wayne Rooney nuk beson se Cristiano Ronaldo do të shkruajë emrin te “tradhtarët” dhe të veshë fanellën e Manchester City, pasi më parë ka luajtur dhe ka shkëlqyer me Manchester United.

Trajneri aktual i Derby County ka folur dhe është i sigurt që portugezi nuk bën asnjë lëvizje për arsye financiare.

“Kam dyshimet e mia. Cristiano ka lënë një trashëgimi të madhe tek United. Nuk mendoj se do të transferohet te Manchester City. Ai nuk shkon askund për arsye financiare.

Ka më shumë shanse të shkojë te PSG nëse ikën nga Juventusi. 

Sigurisht në futboll nuk mund ta dish se çfarë do të ndodhë, pasi në të shkuarën Peter Shmeichel shkoi te City, siç bëri edhe Andrew Cole dhe Mark Hughes, ish-trajneri i tyre”, ka thënë mes të tjerash Rooney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat