Reali trondit Europën

Futboll

Reali trondit Europën

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 11:51
Reali trondit Europën

Tani është e kryer. Reali i Madridit dhe PSG-ja kanë mbyllur marrëveshjen për transferimin e Kilië Mbapesë pasi kanë shkëmbyer dokumentet në mënyrë elektronike. Fjalët e shumta, ofertat dhe kundërofertat janë zbehur. Tentativa e fundit që bëri dje Reali i Madridit duke e çuar ofertën në 170 milionë euro dhe 10 të tjera në bonuse do të pranohet nga drejtuesit e klubit francez.

E kuptuan që kjo ishte e vetmja rrugë për të përfituar diçka, sepse lojtari mund të ikte si i lirë në fundin e sezonit. Zyrtarizimi mund të bëhet që ditën e sotme dhe kampioni i botës do të shkojë në kryeqytetin spanjoll përpara grumbullimit me kombëtaren e Francës për sfidën kundër Bosnjës.

Madje, gazeta spanjolle “Marca” bën të ditur se tashmë madrilenët kanë gati edhe numrin e fanellës për yllin francez të PSG-së. Kështu Mbape do të mbajë numrin 19-të te “Los Blancos”, numrin të cilin e kishte Alvaro Odriozola. Ky i fundit do të lërë Spanjën për të kaluar në Serinë A te Fiorentina.

Tashmë këto ditë të fundit të merkatos priten të jenë të zjarrta, teksa Reali do të kërkojë me ngulm ta mbyllë marrëveshjen për transferimin e talentit francez, ndonëse skuadra parisiene po bën rezistencë, duke refuzuar oferta faraonike dhe të paimagjinueshme për një lojtar të cilit i përfundon kontrata qershorin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat