Ronaldo largohet nga Torino, udhëton drejt Lisbonës me avion privat

Futboll

Ronaldo largohet nga Torino, udhëton drejt Lisbonës me avion privat

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:05
Ronaldo largohet nga Torino, udhëton drejt Lisbonës me avion privat

Ronaldo ka vizituar ditën e sotme qendrën stërvitore duke takuar shokët e skuadrës dhe duke u përshëndetur me ta.

Portugezi do të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër, teksa kjo është çështja më e nxehtë e momentit se cila do të jetë skuadra pasardhëse për portugezin.

Sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, Ronaldo ka arritur në ‘’Conticassa’’ në orën 9:20 në mëngjes dhe ka qëndruar aty për 40 minuta. Më pas është larguar, dhe në orën 2 të drekës ka udhëtuar për në Lisbonë, Portugali me një avion privat.

Një lamtumirë e dukshme kjo nga ana e portugezit, të cilën e konfirmoj edhe vetë Alegri në konferencën për shtyp të ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat