Plas pas ndeshjes, ndërhyn policia

Futboll

Plas pas ndeshjes, ndërhyn policia

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 22:51
Plas pas ndeshjes, ndërhyn policia

Humbja në ndeshjen e Superkupës mes Teutës dhe Vllaznisë duket se ka lënë shije të keqe te tifozët shkodranë, të cilët nuk kursyen kritikat nga tribunat pasi skuadra e tyre kaloi në disavantazh.

Por kjo pakënaqësi më pas solli edhe momente tensioni aspak të këndshme.

Duke dalë nga stadiumi, në mbyllje të sfidës, një grup tifozësh të Vllaznisë sulmuan një tifoz të Teutës pas disa batutave të këtij të fundit për disfatën e pësuar. Momente tensioni jashtë stadiumit, të cilat për fat të mirë u zgjidhën shpejt.

Ishte ndërhyrja e forcave të policisë të pranishme ajo që bëri që situata të qetësohej plotësisht e të shmangej përshkallëzimi më i rëndë i kësaj ngjarje në mbyllje të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat