Thaçi stërvit me Kombëtaren e Kosovës

Futboll

Thaçi stërvit me Kombëtaren e Kosovës

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 12:48
Thaqi stërvit me Kombëtaren e Kosovës, mungon...

Futbollisti i Superligës së Kosovës, Armend Thaçi është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, që t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjet e shtatorit. Futbollisti i FC Ballkanit sot po merr pjesë në stërvitjen e dytë që Dardanët po mbajnë në “Fadil Vokrri”.

Kjo njëherësh është stërvitja e fundit në Prishtinë para nisjes për në Gjeorgji.

Ekspedita e Kombëtares udhëton nesër në mëngjes në Batumi, ku të enjten do të përballet me kombëtaren gjeorgjiane.

Kosova përgatitet për tri ndeshjet, me Gjeorgjinë, Greqinë dhe Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat