Shkëndija ndahet me sulmuesin më të mirë

Futboll

Shkëndija ndahet me sulmuesin më të mirë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 13:44
Shkëndija ndahet me sulmuesin më të mirë

Sulmuesi më i mirë i Shkëndijës i të gjitha kohërave, golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, Besart Ibraimi largohet nga Shkëndija.

Klubi dhe Besarti kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.

Rikujtojmë që Besart Ibraimi skuadrës kuqezi iu bashkëngjit në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe për ekipin e Shkëndijës ka shënuar gjithsej 147 gola, duke e fituar kështu epitetin “Mbreti i golave”.

Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Besart.

Faleminderit për të gjitha momentet e mira, për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë suksese në karrierën tënde si futbollist!, njofton KF Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat