Topalli bëhet me skuadër të re

Futboll

Topalli bëhet me skuadër të re

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:27
Topalli bëhet me skuadër të re

Reprezentuesi kosovar Jetmir Topalli, ka ndryshuar ambient duke kaluar nga skuadra turke Malatayaspor, te ajo nga Stambolli Istanbulspor.

Topalli me vet dëshirë ka shkëputur kontratën me Malatyan, duke provuar aventurë të re te “verdhezinjët”, nga Stambolli, aty ku pritet të shpërthejë, të ketë vazhdimësi dhe së shpejti të rikthehet sërish në Superligën turke, shkruan Korneri

Istanbulsor garon në ligën e parë dhe në gjirin e saj tashmë ka katër lojtarë shqiptarë, përveç Topallit, pjesë e kësaj skuadre janë edhe Kristal Abazaj, që menagjohet nga KA-Sportmanagment, si dhe Eduard Roca e Valon Etemi.

Sulmuesi kaçanikas gjatë ditës me zyrtarin e kompanisë KA-Sportmanagment, Driton Bajrami, kanë përfunduar të gjitha procedurat e transferimit me skuadrën turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat