Romano e zyrtarizon Manajn në Spezia

Futboll

Romano e zyrtarizon Manajn në Spezia

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:37
Romano e zyrtarizon Manajn në Spezia

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano e ka zyrtarizuar para pak minutash sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rey Manaj në klubin Spezia

Që nga mbrëmë Romano ka raportuar për futbollistin shqiptar, i cili pati paraqitje të mira për Barcelonën gjatë ndeshjeve parapërgaditore.

Megjithatë, Koeman duket se ende nuk është i bindur për sulmuesin shqiptar dhe ka vendosur që ta huazojë atë në Spezia, ku sigurisht ai do të këtë më shumë minuta të luajtur.

“Zyrtare. Rey Manaj largohet nga Barcelona për t’ju bashkuar Spezias në huazim me opsion blerjen për tre milionë euro”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat