Reja u jep dorën e fundit përgatitjeve për Poloninë

Futboll

Reja u jep dorën e fundit përgatitjeve për Poloninë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 23:16
Reja u jep dorën e fundit përgatitjeve për Poloninë

Kombëtarja zhvilloi seancën e parafundit stërvitore në Varshavë në kuadër të përgatitjeve për sfidën e vështirë ndaj Polonisë.

Tekniku Edy Reja ka në dispozicion të gjithë lojtarët e thirrur dhe në seancën stërvitore që shkoi pa probleme, lojtarët treguan një përgatitje të mirë fizike.

Seanca e fundit stërvitore do të mbahet të mërkurën, ku Reja do të japë udhëzimet e fundit për ekipin dhe pritet që të vendosë për 11-n që do të hedhë në fushë nga minuta e parë kundër skuadrës së Robert Levandovskit.

Ndërkohë, Ivan Balliu, i kërkuar nga Reja ka sqaruar përmes Twitter se e kishte të pamundur fizikisht për t’iu bashkuar skuadrës në Poloni, duke përgënjeshtruar të gjithë zërat që flisnin për një zënkë të tij me trajnerin.

Ndërkohë Nedim Bajrami nuk do të mund t’i bashkohet skuadrës që në ndeshjen ndaj Polonisë, për shkak se ftesa për të ka mbrritur tek Empoli vetëm dje, sepse nuk ishte e lejueshme që FSHF të dërgonte ftesë në kohën kur gjyqi në KAS ishte ende i hapur.

Në këtë mënyrë me të gjitha gjasat fantazisti 22-vjeçar do t’i bashkohet kuqezinjve në Shqipëri dhe do të bëjë debutimin e tij në takimin ndaj Hungarisë në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat