Lajm i keq për Granit Xhakën, goditje e rëndë për Zvicrën

Futboll

Lajm i keq për Granit Xhakën, goditje e rëndë për Zvicrën

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 20:54
Lajm i keq për Granit Xhakën, goditje e rëndë për Zvicrën

Telashet dhe problemet nuk kan të ndalur për Murat Yakin dhe ekipin zviceran.

Pas mungesës së Xherdan Shaqirit, Zvicra e sheh kapitenin e saj Granit Xhakën, pozitiv me Covid-19.

Granit Xhaka ndjeu simptomat e para të mërkurën në mëngjes.

Ai u izolua në dhomën e tij për një test të shpejtë i cili doli negativ, por në mbrëmje, një test PCR dha një rezultat pozitiv. Ai do t’i nënshtrohet një testi të ri PCR të enjten.

Në anën tjetër, autoritetet shëndetësore nuk miratuan asnjë masë kundër shokëve të skuadrës së Granit Xhakës që mbetën të izoluar gjatë gjithë ditës. Pyetja e madhe tani është nëse Granit Xhaka do të jetë në gjendje të paraqitet të dielën kundër Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat