Kroacia kthehet me një pikë

Futboll

Kroacia kthehet me një pikë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 22:54
Kroacia kthehet me një pikë

Kroacia ka barazuar me rezultat 0-0 me Rusinë në Moskë. Kroacia e dominoi këtë ndeshje edhe me posedim edhe me raste të krijuara, por i mungoi fati për ta fituar atë

Kroacia ka barazuar në Moskë kundër Rusisë me rezultat 0-0, rezultat ky që e lënë Kroacinë në vendin e parë.

Rastin e parë e patën rusët në minutën e 16-të të ndeshjes. Ishte Arsen Zakharian që goditi por topi u prit nga Dominik Livakovic. Përpjekja e tij ishte një goditje zhagëzi por portieri bën një paradë duke bërë një pritje të shkëlqyer. Definitivisht ndoshta pritja më e mirë e bërë për një portier.

Rastin e dytë në pjesën e parë e patën kroatët në minutën e 43-të. Ivan Perisic bëri një goditje që dukej si krosim por ajo përpak sa nuk përfundoi në rrjetën e portës së rusëve.

Arsen Zakharian pati përsëri rastin e parë në pjesën e dytë ku që në minutën e 47-të goditi topin por që ai përfundoi pranë shtyllës së djathtë pingule.

I  njëjti lojtarë rrezikoi edhe njëherë në minutën e 66-të, por prapë në vend ishte portieri kroat.

Rastet në fund të ndeshjes ishin më të mëdha për rusët por që kroatët e patën përqindjen e posedimit të topit.

Pas kësaj ndeshje, Kroacia prin në Grupin H me 7 pikë, aq sa ka edhe Rusia në vendin e dytë. Në vendin e tretë është Sllovakia me gjashtë pikë, Sllovenia me 4 pikë aq sa ka edhe Malta me Qipron që ndajnë vendin e 5-të përkatësisht të gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat