Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Hysi

Futboll

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Hysi

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:56
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Hysi

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ish-trajneri, lojtari dhe njëkohësisht administratori i AF Luftëtari, Mustafa Hysi ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Një lajm i trishtë ky për futbollin gjirokastrit dhe jo vetëm, ku Hysi ishte simbol i klubit Luftëtari në vitet ’80.

Gjithashtu Mustafa Hysi ka trajnuar për shumë sezone skuadrën gjirokastrite si në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë nga ku e ka shpallur dhe kampion.

Futbolli shqiptar sot është në zi, nga vdekja e figurës së njohur të Mustafa Hysit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat