KastratI; Ju kthyem fitoreve dhe është një ndeshje shumë motivuese

Futboll

KastratI; Ju kthyem fitoreve dhe është një ndeshje shumë motivuese

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 20:29
KastratI; Ju kthyem fitoreve dhe është një ndeshje shumë motivuese

Lirim Kastrati ka qenë njëri prej protagonistëve në fitoren e Kosovës kundër Gjeorgjisë sonte, pavarësisht se ai humbi një shanse të artë për të shënuar në këtë ndeshje

Pas ndeshjes, Kastrati ka thënë se i ka humbur disa shanse por është shprehur i lumtur që Kombëtarja i është kthyer fitoreve.

“Jam i lumtur që ju kthyem fitoreve dhe është një ndeshje shumë motivuese ku jemi të motivuar për ndeshjen kundër Greqisë”.

Ai madje ka thënë se kthimi i Milot Rashicës në ndeshjen e radhës do ta kompletojë ekipin.   

“Shpresoj që në ndeshjen e radhës që ta fitojmë edhe kundër Greqisë. Jam i sigurt që do ta fitojmë atë ndeshje për shkak se do të jetë aty edhe Miloti”, ka thënë Kastrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat