Camavinga: Transferimi im në Real u krye shumë shpejt

Futboll

Camavinga: Transferimi im në Real u krye shumë shpejt

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 12:43
Camavinga: Transferimi im në Real u krye shumë shpejt

Lojtari më i ri i Real Madridit, Eduardo Camavinga shkëlqeu për Francën U-21 të enjten, duke shënuar në fitoren 3:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, teksa zbuloi se transferimi i tij në Real Madrid u kompletua shumë shpejt.

18-vjeçari ishte lidhur me një kalim nga Rennes në Real Madrid për një kohë të gjatë, por gjithnjë e më shumë dukej se ai do të bashkohej me Paris Saint-Germain para se “Los Blancos” të hynte për të përfunduar transferimin në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Kalimi im në Real Madrid u bë shumë shpejt. Unë jam shumë i lumtur dhe krenar”, tha Camavinga të enjten mbrëma.

“Por unë nuk dua që ky njoftim të ndryshojë punën time me [21-vjeçarët] e Francës. Pavarësisht nëse luaj në Rennes apo në Real Madrid do të vazhdoj të jap më të mirën time, dhe natyrisht që ëndërroj për ekipin e parë, por hap pas hapi.

Tani do të shkoj në Rennes për të bërë gati valixhet, do të shkoj në Madrid dhe do të vazhdoj udhëtimin tim.”

Camavinga pranon se të luash për Real Madridin është një ëndërr e bërë realitet dhe ai mezi pret të dalë në Estadio Santiago Bernabeu.

“Është një ëndërr që kisha kur isha fëmijë. Mezi pres të zbuloj stadiumin, i cili është shumë mbresëlënës,” vuri në dukje ai.

Mesfushori francez do të ketë mundësinë të mësojë nga disa nga më të mirët në biznes në pozicionin e tij në Real Madrid , të tilla si Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat