Trajneri i Polonisë e pranon

Futboll

Trajneri i Polonisë e pranon

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 13:19
Trajneri i Polonisë e pranon

Trajneri i Polonisë, Sousa, ia ka faturuar gjithë suksesin ndaj Shqipërisë yllit botëror, Robert Lewandowski.

Ky i fundit prishi gjithë magjinë e kuqezinjëve që zhvilluan lojë shumë dinjitoze në transfertë. Tekniku i polakëve ka dhënë komplimentet e tij për kundërshtarin, ndërsa ka shpjeguar se çfarë nuk shkoi në 45 minutat e para, atje ku ishte vetëm Shqipëria prezentë me aksionet sulmuese.

“Ne e dinim që do të ishte një ndeshje shumë intensive me shumë dyluftime. Nuk pati asnjë hapësirë të krijuar në pjesën e parë.

Ndonjëherë ne ishim shumë larg.

Ndonjëherë ne nuk rrotulloheshim mirë me topin dhe nuk krijonim një avantazh në ofensivë. Për më tepër, në mes të fushës, ne duhet të jemi shumë më të fortë.

Ne pamë më mirë në këtë drejtim në pjesën e dytë. Më parë, ne humbëm bllokimin e kronometrave të tyre në lojën e topit, veçanërisht në anën e majtë, e cila ishte shumë e rrezikshme. Në pjesën e dytë ishte më e lehtë për ne pasi ishim të rregullt në lojën tonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat