Cerezo: U largua në një mënyrë të çuditshme

Futboll

Cerezo: U largua në një mënyrë të çuditshme

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:01
Cerezo: U largua në një mënyrë të çuditshme

Enrique Cerezo foli në “El Larguero” për atë që ndodhi në një 31 gusht intensiv, që përfundoi me kthimin e Griezmann tek Atlético Madrid dhe Saúl u largua për te Chelsea. Presidenti i “rojiblancos” numëroi ato minutat e fundit, në të cilat francezi përfundoi si futbollist i ri për kryeqytetasit.

Ardhja e Griezmann – “Ishte një negociatë me tri drejtime dhe ne patëm fatin ta merrnim Griezmann për dy vitet e ardhshme. Nuk e kishim në plane Griezmann, sepse nuk e dinim nëse Saúl do të largohej. Unë nuk kam qenë në gjendje të flas me të akoma, sepse isha në Francë”.

Largimi i francezit dy vite më parë –

“Ai u largua në një mënyrë të çuditshme, por ka treguar se ishte i çmendur të kthehej tek Atlético Madrid.

Ka tifozë që nuk do ta pëlqejnë, por ka të tjerë që ishin të kënaqur me kthimin e tij dhe në fund gjëja e rëndësishme është performance, të kesh skuadrën më të mirë.

Griezmann ka ardhur me kushte të jashtëzakonshme për ne dhe kjo tregon dëshirën që kishte për të luajtur këtu. A do t’i mirëkuptojë vërshëllimat e tifozëve? Ai do t’i kuptojë, por çfarë dua të them është se ne nuk do të përparojnë askund me këto sentimente. Kur u largua, gjithçka që thashë ishte se në Barcelonë nuk do ta duan njësoj si këtu”.

Skuadra më e mirë e Atlético Madridit – “Në letër është projekti më i rëndësishëm, për sa iu përket lojtarëve, por çdo sezon e kemi përballuar me interes dhe emocion. Një nga synimet që duhet të vendosim është të arrijmë në çerekfinale të Champions-it. Bota thotë se kemi skuadrën më të mirë, ndaj do të na duhet të garojmë për gjithçka. Ne kemi një skuadër madhështore dhe një trajner madhështor, që na ka dhuruar 10 vite triumfe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat