Tifozët e duan

Futboll

Tifozët e duan

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:21
Tifozët e duan

Sesioni i merkatos është mbyllur, por West Ham mund të shfrytëzojë listën e lojtarëve që janë pa skuadër, pasi trajneri David Moyes ka vetëm Michail Antonion si opsion për qendërsulmues, dhe një afrim me parametër zero mund të jetë i dobishëm për klubin e presidentit David Sullivan.

Në listën e lojtarëve pa skuadër është një emër që ngacmon veçanërisht tifozërinë, Carlos Tevez. Argjentinasi, sot 37-vjeçar, erdhi tek West Ham nga Corinthians në ditën e fundit të merkatos së vitit 2006. Tevez u transferua në “Upton Park” bashkë me shokun e tij argjendinas, Javier Mascherano, duke koleksionuar 7 gola dhe 5 asiste në 29 ndeshje me skuadrën, para se të kalonte te Manchester United. Forma e tij e shkëlqyer në finalen e sezonit 2006-2007 ishte faktori kryesor që i mundësoi West Hamit të evitonte rënien nga kategoria atë vit.

Rikthimi i “Apashit” në Londër mund të jetë një ide romantike, ku natyrisht pjesën e saj të madhe e ka nostalgjia.

Natyrisht që të afrosh Tevezin do të ishte më mirë sesa të mos bënin asnjë afrim, natyrisht me kushtin që sulmuesi të mos kërkojë ndonjë rrogë madhore.

Në këtë mënyrë tifozët e West Hamit kanë nisur një fushatë duke e lutur trajnerin Moyes dhe klubin që ta rimarrin në Londër, plot 15 vjet pas largimit.

Në komentet e tyre spikatin edhe argumente të tipit: nëse Ronaldo mund të kthehet në shtëpi në moshën 36-vjeçare, përse të mos e bëjë Tevez, që është 37 vjeç, duke kujtuar njëkohësisht edhe një tjetër qendërsulmues që po sfidon moshën, Zlatan Ibrahimovicin. Ndoshta Carlito, kërcimin e fundit të karrierës mund ta bëjë në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat