Veliu: Dardanët kanë evoluar në lojën e futbollit 

Futboll

Veliu: Dardanët kanë evoluar në lojën e futbollit 

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:17
Veliu: Dardanët kanë evoluar në lojën e futbollit 

Trajneri i futbollit, Fetah Veliu, autor i disa librave sportivë, ka bërë një përshkrim për Kombëtaren e Kosovës pas fitores me rezultat 1:0 në Batumi kundër Gjeorgjisë, në ndeshjen e Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

“Dardanët, një hap me përpara mentalitetit Challandes për futbollin e Kosovës!

Komplimente dhe duhet përshëndetur paraqitjen e dardanëve në ndeshjen me kombëtaren e  Gjeorgjisë.

Por, ti kthehemi entuziazmit në opinionin futbolldashës, duke falënderuar ekzistimit te mentalitetit përfaqësues dhe te karakterit pohues profesional të elementit teknik  dhe atij fizik te dardanëve në ndeshjen me kombëtaren e Gjeorgjisë.

Dardanët, jo tani se fundmi në ndeshjen me Gjeorgjinë treguan cilësi të larta teknike dhe fizike! Këto komponente determinuese sportive kane ekzistuar te dardanët që atëherë nga grumbullimi i parë në garat kualifikuese për botërorin në Rusi, të arritur nga përzgjedhësi i parë Albert Bunjaku!

Pra, në këtë drejtim të posedimit të këtyre vlerave të larta sportive, teknike dhe fizike,  sa është e rëndësishme në posedimin sportiv të çdo futbollisti, po aq është e rëndësishme dhe mëse kruciale edhe përgatitja taktike dhe mentale e një skuadre dhe të një kombëtare, si duhet te ndodh dhe të jetë prioritet i një tekniku dhe përgjegjësi të një kombëtare!

Te gjithë tekniket sportiv dhe sidomos përzgjedhësit  e nje kombëtare, nëse në grupin e përzgjedhur te futbollisteve posedojnë elemente të larta teknike dhe fizike, detyra e tyre prioritare është te investojnë profesionalisht në programet taktike dhe sidomos të krijimit të mentaliteti përfaqësues dhe te avancimit profesional në garat kompetitive te një skuadre dhe kombëtare që drejtojnë!

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Challandes, duhet të merret me përgatitjen taktike dhe atë mentale ne atë nivel te kompeticionit garues, si dhe te përcaktojë agjendën kalendarike , ciklore të programeve trajnuese, me qëllim të evulimit garë pas garë dhe të performaces dhe rezultateve te mira ne kontinuitet te kombëtares sëe Kosovës!

A ka ndodh një arritje e tillë profesionale, organizative, performuese dhe rezultative e kombëtares sonë në kontinuitet nga ardhja e Challandes? Jo vetëm unë por edhe komuniteti dhe opinioni sportiv në Kosovë mund të pohoj se nuk kemi pas kontinuitet te paraqitjeve, performances dhe rezultateve te kombëtares sonë! 

Si dhe çka mendon opinioni dhe komuniteti i futbollit në Kosovë, Challandes nuk është i zgjedhur të japë vlerësimin se si mendon  opinionit, as për mentalitetin ekzistues sportiv në opinion, por ai, Challandes kryekëput duhet të merret me kombëtaren, për zgjedhjen e cilësisë së futbollisteve dhe prezantimit të programit menaxhues, dhe atë taktik te organizimit te kombëtares sonë, në të gjitha garat  kompetitive, kualifikuese!

Dardanët, bënën një hap para, në ndeshjen me Gjeorgjinë, pohuan se në bazë të cilësisë teknike, asaj fizike dhe te mentalitetit përfaqësues të shtetit të Kosovës, qëndrojnë lart me vetëdije dhe përkushtim human dhe profesional te avancojnë imazhin e shtetit të Kosovës, por ata duan qe te ndihmohen me punë profesionale edhe nga Challandes!

Challandes dhe te gjithë teknikët e skuadrave elitare dhe të kombëtareve, duhet te sjellin mentalitet profesional në taborin e grupit të futbollistëve që drejtojnë. Kjo ndodh vetëm atëherë kur tekniku dhe përzgjedhësi organizon, prezanton dhe  parashtron  programin profesional taktik te mbështetur në aftësitë ekzistuese teknike dhe fizike te futbollisteve të përzgjedhur!  

Urojmë, qe edhe ne ndeshjen e radhës kundrejt kombëtares se Greqisë, kombëtarja e jonë, dardanët të bëjnë edhe hapin e dytë rendes në paraqitje, performance dhe rezultat të dëshiruar, me këtë edhe te kthehet besimi të Challandes dhe te opinioni futballdashë të Kosovës, se këta djelmosha të dardanëve kanë evoluar në lojën e futbollit, te përfaqësimit dhe te shkuarjes përpara drejt niveleve tjera organizative dhe te arritjeve profesionale!”, ka shkruar Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat