Tovërlani: Kjo fitore është e rëndësishme për Kosovën, kualifikim nuk mund të kërkojmë

Futboll

Tovërlani: Kjo fitore është e rëndësishme për Kosovën, kualifikim nuk mund të kërkojmë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:51
Tovërlani: Kjo fitore është e rëndësishme për Kosovën, kualifikim nuk mund të kërkojmë

Fitorja me rezultat 1:0 në Batumi ndaj Gjeorgjisë, ka peshë të madhe për Kombëtaren e Kosovës. 

E para, kthen vetëbesimin në radhët e djelmoshave.

E dyta, është fitorja e parë pas dy humbjeve në Grupin B në garën kualifikuese për Kampionatin Botëror – Katari 2022.    

Trajneri më i trofeshëm në Kosovë, Afrim Tovërlani, ish futbollist i spikatur, u shpreh se kjo fitore është e rëndësishme për djelmoshat tanë. 

“Kjo fitore është e rëndësishme dhe kthen vetëbesimin tek djemtë.

Edhe pse një kundërshtar modest megjithatë me rendësi është fitorja dhe karakteri që treguan.

Kualifikim nuk mund te kërkojmë por fitore të tilla na shërbejnë në të ardhmen”, thotë Tovërlani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat