Barcelona synon të “blindojë” Pedrin dhe Fatin

Futboll

Barcelona synon të “blindojë” Pedrin dhe Fatin

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 16:26
Pedri dhe Ansu Fati

Klubi katalanas po punon për të rinovuar kontratat me dy yjet e skuadrës, Pedri Gonzalez dhe Ansu Fatin.

Për dy talentet me perspektivë  “Blaugranët” kanë gati marrëveshjet 5-vjeçare, duke përfshirë edhe rritjen e pagës.

Fati dhe Pedri kanë shprehur dashurinë që kanë për fanellën e Barçës dhe rinovimi i kontratave pritet të vijë së shpejti.

Klubi beson shumë te talenti i dy futbollistëve që janë shumë të rinj në moshë por me potencial të jashtëzakonshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat