Sllovenia fiton falë penalltisë, shton gjasat për vend të dytë

Futboll

Sllovenia fiton falë penalltisë, shton gjasat për vend të dytë

Nga: K.G. Më: 4 shtator 2021 Në ora: 19:55
Lovriç

Kombëtarja e Sllovenisë ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 1:0 kundër Maltës, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Stozhice" në Lubjanë.

Lovriç shënoi nga penalltia në minutën e 45-të, duke i siguruar tre pikë, që ia shtojnë gjasat për vend të dytë në grupin H në garën kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Sllovenët patën edhe një rast ideal për dyfishimin e epërsisë, por Sporar dështoi nga penalltia në minutën e 88-të. 

Sllovenia renditet në vend të tretë me 7 pikë, ndërsa Malta është e e pesta me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat