Partizani peshkon talente

Futboll

Partizani peshkon talente

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 13:13
Partizani peshkon talente

Partizani nuk ndalet në merkato. Klubi i kuq ka arritur të transferojë 18-vjeçarin Xhafer Hodo. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër me të kuqtë.

Hodo është me origjinë nga Erseka dhe në vitet e fundit ka qenë pjesë e Akademisë Football Republic, që është në pronesi të Redi Jupit, ku ka spikatur me gola në kampionatin U-19 së fundmi.

Lajmin e transferimit të talentit 18-vjeçar e ka bërë vetë publike klubi i Partizanit me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –

XHAFER HODO FIRMA E RADHËS

Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me 18 vjeçarin Xhafer Hodo.

Mesfushori me tipare sulmuese ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë. Hodo është një tjetër lojtar premtues që i shtohet talenteve të reja në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat