Lajmi i mirë për Shqipërinë pak orë para ndeshjes

Futboll

Lajmi i mirë për Shqipërinë pak orë para ndeshjes

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:22
Lajmi i mirë për Shqipërinë pak orë para ndeshjes

Teksa jemi vetëm disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë, ekipi kundërshtar ka marrë lajmin e keq se kapiteni i skuadrës, Adam Szalai ka  rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të mund të japë kontributin e tij në ndeshjen që nis në 18:00 në “Elbasan Arena”.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Hungareze ku ka njoftuar se në testin e bërë të shtunën në mbrëmje, Szalai ka rezultuar  pozivitv dhe nuk do të grumbullohet për sfidën me Shqipërinë.

Sulmuesi shtatlartë luan për Mainz në Bundesligën gjermane dhe është lider i sulmit në ekipin konbëtar.

Ai numëron 74 ndeshje dhe 24 gola me përfaqësuesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat