Vata: Mund të mos e fitojmë si lojtar

Futboll

Vata: Mund të mos e fitojmë si lojtar

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 18:01
Vata: Mund të mos e fitojmë si lojtar

Ish-kapiteni i përfaqësues shqiptare, Rudi Vata, mendon se Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç fitores në sfidën e sotme ndaj Hungarisë, sepse përndryshe do të cilësohej rrugëtim i dështuar ai që po bën në kualifikueset e Botërorit.

Në fjalët e tij për RTSH para duelit, Vata theksoi se kjo është ndeshja vendimtare për përfaqësuesen kuqezi sa i përket pretendimeve të saj.

“Mendoj se lojtarët janë ndjerë keq pas asaj humbje ndaj një kundërshtari për vendin e dytë. Në të njëjtën kohë mendoj që ekipi kombëtar ka pasur kohë për të rikuperuar dhe për t’u futur në fushë me mendimin që mund të fitojmë këtë ndeshje në këtë grup i cili po bëhet aq më interesant, sa më shumë ndeshje kalojnë. Kjo është ndeshje vendimtare, Shqipëria është e dënuar për të marrë rezultat se në të kundërt shanset janë shumë më të dobëta.

Kritikat për Kumbulën? Unë pres shumë nga futbollistët e Kombëtares, në qoftë se kam thënë e pash Kumbullën në një ditë të keqe, e kam thënë sepse e shikoj Kumbullën si liderin e ardhshëm të Shqipërisë. E shikoj si një futbollit që luan në një klub të rëndësishëm, stërvitet nga një prej trajnerëve më të mirë në botë. E shikoj si liderin e ardhshëm. Kjo ndeshje ishte për të rritur personalitetin e tij, sepse Kumbulla luajti kundër një sulmuesi të madh si Levandovski. Një emër i madh i futbollit botëror 33-vjecc dhe nga Kumbulla atë ditë kisha shumë pritshmëri. Mendoj se Kumbulla e Broja janë e ardhmja e Kombëtares, do të jenë e ardhmja jonë pres shumë nga ata

Aktivizimi i Bajramit titullar? Mendoj që Edi Reja duhet të ketë një arsye tepërt të fortë të marrë në vendim të tillë. Të marrë një lojtar që është stërvitur dy-tre herë me Kombëtaren deh ta aktivizojë titullar mendoj se Bajrami duhet të jetë shumë i zoti.

Për Bajramin kam shumë pak informacion, kam dëgjuar që ka bërë dy ndeshje të mira në Serinë A. Shpresoj të jetë lojtari i ndeshjes sot.

Një urgjencë e tillë më len të dyshoj se si ka mundësi që Reja gjithë këto kohë të presë një lojtar si Bajrami të zgjidhë hallet e Kombëtares. Mendoj se do të jetë i kushtëzuar Reja nga mungesat. Me respektin e gjithë atyre lojtarëve që kanë qenë pjesë e Kombëtares, presin të grumbullohen mendoj se është me risk. Ju e patë Mesin me PSG-në e kishte shumë të vështirë të përshtatej, do të ketë shumë presion për Bajramin sot.

Mund të jetë çelsi i skuadrës sot, por ndoshta nuk e fitojmë si lojtar. Mendoj se një trajner me eksperiencë duhet ta trajtonte më mirë këtë çështje”, tha Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat