Rishfaqen tifogrupet në ndeshjet e Kombëtares

Futboll

Rishfaqen tifogrupet në ndeshjet e Kombëtares

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 19:00
Rishfaqen tifogrupet në ndeshjet e Kombëtares

Ndeshjet e përfaqësueses shqiptare kanë rikthyer edhe tifogrupet që ndjekin hap pas hapi kuqezinjtë në çdo ndeshje. Në tribunat e “Elbasan Arena”, mbështetësit e zjarrtë të kuqezinjve që para fillimit të ndeshjes kanë qenë ata që kanë mbajtur gjallë atmosferën, për t’i dhënë një ndihmë më shumë lojtarëve në fushë në kërkim të një rezultati pozitiv.

Kështu, në tribuna janë shfaqur edhe parullat dhe logot që kishin munguar aq shumë. Pas njërës prej portave ishte vendosur si zakonisht grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët nuk mungojnë prej rreth dy dekadash në tribuna sa herë që luan kombëtarja,.

Ndërkohë, nga ana tjetër gjendej një tjetër grupim historik që ndjek ngjyrat kuqezi, “Plisat” e Prishtinës të cilët i qëndrojnë besnikë Kombëtares.

Po ashtu, në një tribunë pas porte janë shfaqur edhe flamujt dhe logot e “Illyrian Elite”, grupimit i cili në teori nuk lejohet në stadiume, pasi FSHF i përjashtoi që pas ngjarjes së turpshme në ndeshjen ndaj Italisë në Palermo. Kthimi i tifozëve për herë të parë pas thuajse dy vitesh në ndeshjet e kombëtares duket se ka dekretuar paqen edhe me ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat