Nagelsmann: Lamtumira e Messit mund të jetë një gjë e mirë

Futboll

Nagelsmann: Lamtumira e Messit mund të jetë një gjë e mirë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 16:06
Nagelsmann: Lamtumira e Messi-t mund të jetë një gjë e mirë

Mesjavën e ardhshme do të kthehet magjia e Champions League.

Mes sfidave që priten më shumë do të jetë ajo mes Bayern Munich dhe Barcelona-s.

Trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann, ka folur pikërisht në lidhje me këtë përballje për kanalet zyrtare të klubit gjerman.

“Pa asnjë dyshim kanë humbur një lojhtar të madh me largimin e Messi-t. Ka shkruar historinë e Barcelona-s për shumë vite”, ka thënë Nagelsmann.

Gjithsesi, trajneri i Bayern mendon edhe se lamtumira e Pleshtit mund të jetë edhe një gjë e mirë për katalanasit: “Mendoj se disa lojtarë mund të ndihen më të lirë tani që ai është larguar”.

Duke iu rikthyer sfidës: “E presim me padurim ndeshjen me Barcelona-n. Do të luajmë në një qytet të mrekullueshëm dhe një stadium të madh. Do të përballen dy skuadra me një traditë të pabesueshme dhe tifozeri të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat