Reali prezanton Camavingan

Futboll

Reali prezanton Camavingan

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 14:57
Reali prezanton Camavingan

Eduardo Camavinga u prezantua si lojtari më i ri i Realit të Madridit. Francezi 18-vjeçar zbarkoi mbrëmjen e së martës në Spanjë dhe në orët e paradites së kësaj të mërkure kaloi një tjetër ekzaminim mjekësor dhe u stërvit për herë të parë me shokët e tij të skuadrës, nën drejtimin e Ancelottit. Pak më vonë, i rrethuar nga familja e tij dhe presidenti Florentino Pérez, u prezantua para medieve.

“Jam shumë i lumtur, që kur isha i vogël doja të luaja për Madridin. Do të përpiqem të jap gjithçka. Në momentin kur isha i bindur se do të bëhesha lojtar i Realit, u ndjeva shumë i lumtur. Kam menduar për familjen time, për të gjitha problemet që kemi pasur dhe është krenari e jashtëzakonshme të jem me të gjithë ata këtu”.

Ishin këto fjalët e parë të talentit francez, i cili tha se ishte gati të zbriste në fushë që këtë të diel.

“Po, jam gati. Trajnerit i takon të vendosë, por unë jam gati të luaj”.

Por cilat janë arsyet që zgjodhi Realin e Madridit:

“Sinqerisht, faktori i parë nuk janë paratë, është kënaqësia e përmbushjes së një ëndrre që kisha që i vogël. Kur zbulova se mund të nënshkruaja për Madridin, nuk u mendova gjatë.”

Fëmijëria e tij e vështirë, ikja nga lufta, në vendlindjen e tij, Angola… përvoja jetësore e ka forcuar më shumë si karakter.

“Natyrisht, nevoja për të shpëtuar nga lufta më ka bërë të bëhem edhe më i fortë. Familja ime më ka ndihmuar shumë dhe kur luaj, e bëj luaj për ta”.

Ish-futbollisti i Rennes, u ka kushtuar arkave të klubit “merengues” rreth 40 milionë euro. 18-vjeçari ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat