Ronaldo shkon në stërvitje me “Lamborghini”-n 160 mijë funtesh

Futboll

Ronaldo shkon në stërvitje me “Lamborghini”-n 160 mijë funtesh

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 15:22
Ronaldo shkon në stërvitje me “Lamborghini”-n 160 mijë funtesh

Cristiano Ronalo shkoi në stërvitjen e Manchester United me një “Lamborghini” prej 160 mijë funte, këtë të mërkurë.

36-vjeçari është duke u përgatitur për debutimin e tij të dytë me klubin, ndërsa tifozët e “Djajve të kuq” po presin me padurim lajmet nëse ai do të bëjë formacionin fillestar në ndeshjen me Newcastle.

E përgatitjet vazhduan edhe këtë të mërkurë, pasi futbollisti i famshëm arriti në Carrington. Ai është fotografuar teksa futej në bazën stërvitore të United me makinën e tij luksoze.

Ronaldo ishte në timonin e një “Lamborghini Urus” prej 160 000 paund, të lëshuar në vitin 2018 nga prodhuesi italian i makinave luksoze. Një motor V8 me dy turbo, mund të arrijë shpejtësi prej 189 mph.

“The Sun” shkruan se nuk dihet nëse kjo makinë e shtrenjtë është pjesë e koleksionit të gjerë personal të Ronaldos, apo nëse ai e ka marrë me qira me të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Prej disa ditësh, Ronaldo është transferuar në Britani së bashku me partneren, Georgina Rodriguez, dhe fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat