Në Poloni: Kemi 10 të panjohur

Futboll

Në Poloni: Kemi 10 të panjohur

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 15:28
Në Poloni: Kemi 10 të panjohur

Në Poloni nuk po e shijojnë shumë spektaklin e ofruar nga Robert Lewandowski.

Në këtë vend janë të ndërgjegjshëm se pa yllin e Bayern Munchen, Kombëtarja e tyre do të merrte shumë rezultate negative dhe do të ishte asgjë në arenën e futbollit europian dhe botëror. Së fundmi është Grzegorz Mielcarski që ka kritikuar futbollistët para ndeshjes me Anglinë.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse Polonia nuk arrin dot që të fitojë ndaj rivalëve që renditen mes më të mirëve.

“Kombëtarja jonë është e rrezikshme si Finlanda e kohës s Jari Litmanen. Sot nuk e mban mend askush se kush luante me Litmanen te Finlanda në ato kohë. Atje ishte vetëm Litmanen dhe dhjetë të panjohur. Një gjë e tillë është te ne me Lewandowski.

Është drejtuesi i ekipit, qendërmbrojtësi, sulmuesi qendror, anësor sipas nevojë. Ai bën pesë punë. Kjo ndihmon shokët e ekipit, por Polonia kthehet në ekip të parashikueshëm”, u shpreh ish-futbollisti polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat