U cilësua si tradhtar, “Plisat” duartrokasin Ismajlin

Futboll

U cilësua si tradhtar, “Plisat” duartrokasin Ismajlin

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:43
U cilësua si tradhtar, “Plisat” duartrokasin Ismajlin

Që në momentin kur zgjodhi të largohej nga Kosova për t’iu bashkuar Shqipërisë, Ardian Ismajli ka kaluar vështirësi të shumta së bashku me familjen e tij.

Një grup i caktuar në Kosovë ka dërguar komente fyese dhe shpeshherë duke tejkaluar çdo cakë të mundshëm, ndërsa kjo është shprehur nga vetë babai i mbrojtësit të Empolit, Ilmi Ismajli.

Ndërkohë në ndeshjen e fundit që u fitua ndaj Hungarisë në shifrat 1-0, Plisat kanë duartrokitur dhe thirrur në korr emrin e Ismajlit.

Tifo grupi nga Prishtina ka dhënë gjithë mbështetjen dhe dashurinë për këtë futbollist që pak ditë më parë u cilësua si “tradhtar” nga një tjetër faqe me shumë ndjekës në Kosovë. Ismajli shkoi për të falënderuar Plisat dhe i dhuroi fanellën nga ndeshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat