Gotze: PSV mund të garojë në nivele të larta

Futboll

Gotze: PSV mund të garojë në nivele të larta

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:34
Gotze: PSV mund të garojë në nivele të larta

Verën e 2014-ës Mario Goetze u bë hero i Gjermanisë, pasi një gol në minutat shtesë të finales ndaj Argjentinës, bëri “panzerat” Kampionë Bote, megjithatë nga ai moment karriera e futbollistit mori tatëpjetën.

Fillimisht dështimi te Bayerni i Mynihut dhe më pas te Borussia, bënë që Goetze të humbë edhe vendin në kombëtaren gjermane, ndërsa verën e kaluar zgjodhi PSV-në në kampionatin holandez për të synuar ringritjen.

Sezoni i parë në “Philips Stadium” ishte mjaft pozitiv për Goetzen, që vendosi të rinovojë kontratën me PSV Eindhoven, ndërsa në një intervistë për mediat gjermane foli me superlativa për klubin holandez.

“PSV është një klub mjaft i mirë dhe niveli këtu është shumë i lartë. Këtë vit dështuam të arrijmë grupet e Champions-it, por duke parë nivelin që kemi në grup, jam i bindur që kjo skuadër mund të garojë për tre vendet e para edhe në Bundesligë. Kjo ishte arsyeja që më shtyu të rinovoj, pasi po luaj rregullisht dhe po argëtohem”, deklaroi Goetze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat