Prishen planet e Barcelonës

Futboll

Prishen planet e Barcelonës

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:53
Prishen planet e Barcelonës

Rikthimi i Ansu Fatisë në fushën e lojës do të zgjasë edhe për disa ditë. Talenti që mori fanellën me numrin 10 në kampin katalanas nuk është rikuperuar plotësisht dhe ka ende probleme fizike.

Për këtë arsye stafi mjekësor dhe ai teknik i klubit nuk dëshiron që ta nxitojë dhe ta zbresë në fushë. Mund të rrezikojë një tjetër dëmtim.

Në muajin tetor do të jetë momenti kur talenti që mahniti botën me golat dhe performancat e tij mund të rikthehet nën urdhrat e trajnerit Kuman për të ndihmuar Barcelonën në repartin e avancuar.

Skuadra ka pasur shumë probleme për shkak të dëmtimeve në repartin e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat