Interi shet 30 mijë bileta për ndeshjen ndaj Realit

Futboll

Interi shet 30 mijë bileta për ndeshjen ndaj Realit

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 11:12
Interi shet 30 mijë bileta për ndeshjen ndaj Realit

Interi ka shitur gati 30 mijë bileta për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Ndeshja do të zhvillohet në “San Siro” më 15 shtator dhe do të hapë edicionin në Ligën e Kampionëve.

Një deklaratë e lëshuar nga Nerazzurri konfirmoi se meqë gati 30,000 nga 35,000 bileta janë shitur tashmë, klubi ka leje nga autoritetet lokale për të hapur edhe një pjesë tjetër të stadiumit.

Klubi do të shes bileta edhe për nivelin e tretë, zonë e rezervuar zakonisht që vijnë nga jashtë.

Vetëm rreth 2,000 bileta tani janë lënë mënjanë për vizitorët.

Në Itali, arenave të hapura u lejohet të kenë vetëm 50 për qind të kapacitetit për shkak të kufizimeve të COVID.

Tifozët duhet të hyjnë me një ‘Green Pass’ në stadium, duke treguar statusin e vaksinimit, shërimin e fundit nga COVID-19 ose një test negativ të postuar brenda 48 orëve të fundit – të mbajnë maska ​​dhe të mbajnë distancim.

Bileta më e shtrenjtë në shitje për ndeshjen Inter – Real Madrid ishte 350 euro, ndërsa më e lira 60 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat