Gazetarja bukuroshe shkakton skandal e kërcënohet! RTVE kërkon falje

Futboll

Gazetarja bukuroshe shkakton skandal e kërcënohet! RTVE kërkon falje

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 12:19
Gazetarja bukuroshe shkakton skandal e kërcënohet! RTVE kërkon falje

Futbollisti i ri francez Eduardo Camavinga iu bashkua Realit në fund të afatit kalimtar. 

Jo edhe gjithçka shkoi shumë mirë për shkak të gazetares së RTVE-ës, spanjolles Lorena Gonzalez.

Ajo ka përdorur gjuhë të papastër, për çka u kritikua ashpër. 

RTVE kërkon falje për komentet e saja duke thënë se iu vjen keq. “Këto komente nuk janë qëndrim i televizionit dhe ne do të ndërmarrim masat e nevojshëm”,-- thuhet në njoftimin e kësaj shtëpie mediatike.

Lorena kërkoi falje dhe u ankua për numrin e madh të mesazheve kërcënuese që i kanë arritur në çdo moment.

“Unë bëra një koment për të cilin do të doja të kërkoja falje sinqerisht.

Komenti nuk ishte keqdashës dhe nuk përmban një ngjyrim racist ose poshtërues, dhe unë nuk jam raciste, për të cilin shumë më akuzojnë. Unë e kuptoj ndëshkimin në rrjetet sociale, por fyerjet, kërcënimet dhe linçimet që më janë adresuar kundër arsyes së shëndoshë”, shkruan Lorena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat