Isufi: Nuk besoj që do ta kemi fatin gjithmonë

Futboll

Isufi: Nuk besoj që do ta kemi fatin gjithmonë

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 18:49
Isufi: Nuk besoj që do ta kemi fatin gjithmonë

Ballkani ka fituar në minutat shtesë me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Ulpianës në kudër të javës së tretë në Superligën e Kosovës.

Kryetrajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është ndarë pjesërisht i kënaqur, derisa ka shtuar se këto gabime duhet analizuar për të mos ndodhur në ndeshje tjera.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si kemi ndëruar, por në disa momente nuk kemi pasur qetësi. Një ekip e cila është në avatnazh 2-0 dhe pëson gola për shkak të gabimeve, duhet të analizohet kjo ndeshje.

Pjesërisht jam i kënaqur, kur luajmë si vendas nuk po e kemi qetësinë e duhur. Kjo është për t’u mësuar dhe analizuar do t’i shikojmë dhe do t’i analizojmë këto. Sot na erdhi fati dhe fituam 3 pikë, nuk besoj që do ta kemi fatin gjithmonë”, tha Isufi, duke shtuar se krijonin raste por para golit ishin jo mirë të koncetruar.

“Nuk kishte vetëkënqësi nga lojtarët, krijonim raste por ishim të shqetësuar në konkretizim. Nuk të lejon rezultati 2-0 që të keni qetësi, është njëri ndër rezultatet më të rrezikshme. Duhet të pranosh ndonjëheë rezultatin 2-0 dhe të përfundosh ndeshjen pa tentuar të shënojmë shumë gola”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat