Muller: Nuk e di çfarë të pres nga Barcelona pa Messin

Futboll

Muller: Nuk e di çfarë të pres nga Barcelona pa Messin

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 16:28
Muller

Liga e Kampionëve fillon këtë javë dhe Barcelona do ndeshet me Bayern në kuadër të grupit E.

Në grupin E gjithashtu bëjnë pjesë skuadra si, Dinamo Kiev dhe Benfica.

Futbollisti gjerman i Bayernit, Thomas Muller ka folur para përballjes me Barcelonën.

Ai tha se nuk e di se çfarë pret nga Barcelona pa Messin.

Është absolutisht një turp që Messi nuk është më atje. Kur luani kundër një skuadre që ka Messin, kjo ju jep motiv shtesë, sepse të gjithë e dimë se çfarë ka arritur ai”, tha Muller.

Më duhet të pranoj se aktualisht nuk jam në gjendje ta vlerësoj Barcelonën. Pa dyshim, pa Messin ata tani do të jenë një ekip tjetër”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat