Besa fitoi derbin ndaj Gostivarit

Futboll

Besa fitoi derbin ndaj Gostivarit

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 11:26
Besa fitoi derbin ndaj Gostivarit

Skuadra e Besës nga Dobërdoli ka arkëtuar pikë të plota (0-2) në sfidën ndaj Gostivarit që u zhvillua dje në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 3-të në Ligën e dytë të Maqedonisë – grupi i Perëndimit i vuri përballë dy rivalët e rajonit të Pollogut, ndërsa fituesi u vendos me dy gola.

Për Besën shënuan Zhoglev dhe Cilafi.

Falë këtij triumfi, KF Besa është në vend të tretë në tabelë me 6 pikë, kurse Gostivari është i fundit me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat