Chelsea kërkon të rinovojë deri në vitin 2026 kontratën me ylli i ekipit

Futboll

Chelsea kërkon të rinovojë deri në vitin 2026 kontratën me ylli i ekipit

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:18
Chelsea kërkon të rinovojë deri në vitin 2026 kontratën me ylli i ekipit

Skuadra e Chelesa është gati të nisë bisedimet për të rinovuar kontratën e mesfushorit Mason Mount. Lojtari ka një kontratë që skadon në vitin 2024, por klubi londinez kërkon t’ia shtyjë atë deri në vitin 2026.

Mount ka bërë një paraqitje mjaft të mirë me “blues” dhe është titullar te skuadra e trajnerit Thomas Tuchel.

Në këtë përpjekje për të rinovuar kontratën ka ndikuar edhe paraqitja e mirë e mesfushorit në Europianin e fundit.

Mount luan që prej vitit 2019 me Chelsea dhe në 111 ndeshje ka realizuar 17 gola. Duket se lojtari do të jetë lideri i ri i skuadrës londineze, që kërkon ta ketë lojtarin për një dekadë në radhët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat