Kështu duket i famshmi, ish trajneri i Prishtinës, pas trajtimit të sëmundjes së rëndë

Futboll

Kështu duket i famshmi, ish trajneri i Prishtinës, pas trajtimit të sëmundjes së rëndë

Nga: K.Goca Më: 17 shtator 2021 Në ora: 12:27
Kështu duket i famshmi, ish trajneri i Prishtinës, pas trajtimit të sëmundjes së rëndë

Kroati i famshëm Mirosllav Çiro Bllazheviq, njeriu që la gjurmë në kryeqytetin e Kosovës, si trajner në klubin e futbollit Prishtina gjatë vitit 1985, duket më mirë me shëndet pasi ai u diagnostikua përsëri me kancer.

“Trajneri legjendar i futbollit kroat, Miroslav Çiro Bllazheviq, po ecë përsëri në rrugët e kryeqytetit tonë. 

Ai u kap nga kamerat e fotoreporterëve. 

Çiro, si gjithmonë me një buzëqeshje të madhe, ai ecte i qetë nëpër qendër të Zagrebit”, shkruan mes të tjera media kroate “24 sata”. 

Ish trajneri i Prishtinës së kohës së kapitenit Fadil Vokrri, 86 - vjeçari shpreson se do ta gjunjëzojë këtë sëmundje të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat