Serie A kthehet me tri takime interesante

Futboll

Serie A kthehet me tri takime interesante

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Liga e italisë e njohur ndryshe si Serie Ado të rikthehet sot me tre ndeshje në kuadër të xhiros së katërt të sezonit të ri 2021/22.

Kampioni aktual Interi do të vazhdojë mbrojtjen e titullit, ku sot e pret në shtëpi skuadrën e Bolognas.

"Nerazzurët" rikthehen në këtë ndeshje pas barazimit 2:2 në Serie A me Sampdorian, dhe humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit me rezultat minimal 1:0.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Salernitanas dhe Atalantas, ku pritet që të bëjë debutimin e tij sulmuesi francez Franck Ribery.

Programin e plotë të ndeshjeve në Serie A e gjeni më poshtë.

15:00 Genoa - Fiorentina (Stadiumi Luigi Ferraris)

18:00 Inter - Bologna (Stadiumi Giuseppe Meazza)

20:45 Salernitana - Atalanta (Stadiumi Arechi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat