Ndahet nga jeta ish-sulmesi i Tottenham dhe kombëtares së “Tre Luanëve”

Futboll

Ndahet nga jeta ish-sulmesi i Tottenham dhe kombëtares së “Tre Luanëve”

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:54
Ndahet nga jeta ish-sulmesi i Tottenham dhe kombëtares së “Tre Luanëve”

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-sulmuesi i Tottenham, dhe Anglisë, Jimmy Greaves.

Greaves ka qenë golashënuesi  i Tottenhamit dhe fituesi i Kupës së Botës.

Heroi i “spurs” luftoi me një sëmundje të rëndë për disa vite.

Pas lajmit, klubi i Tottenham ka reaguar: “Ne jemi jashtëzakonish të pikëlluar me lajmin e vdekjes së Jimmy Greaves të madh.

Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e Jimmy në këtë kohë të trishtë.

Ai ishte një nga golashënuesit më të mëdhenjt të Anglisë edhe pse u tërhoq nga futbolli në moshën 31 vjeçare.

Megjithatë ai nuk ishte vetëm një ish-golashënues i mrekullueshëm, ai gjithashtu vazhdoi karrierën e tij dhe pati sukses si prezantues televiziv, një kritik profesionist, një komedian, një anecdotist, dhe një luftëtar frymëzues kundër alkolit"

James Peter Greaves, lindi si djalii një shoferi të Tube në Manor Park, Londra Lindore, më 20 shkurt 1940.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat