Kastrati del kundër ish-ekipit

Futboll

Kastrati del kundër ish-ekipit

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:44
Kastrati del kundër ish-ekipit

Lirim Kastrati do të largohej nga Dinamo e Zagrebit për t’iu bashkuar Legias së Varshavës.

Futbollisti shqiptar u kthye protagonist me gjigandët polak pasi realizoi golin e fitores ndaj Spartak Moskë në Europa League, duke shfrytëzuar driblimin dhe pasimin e bukur të Ernest Muçit. Vetëm pak ditë te Legia, por Kastrati nuk e mendon dy herë për të hedhur poshtë të kaluarën.

“Legia ka besuar te mua, por Dinamo nuk e bëri. Muajt e fundit kanë qenë shumë intensiv. Dua të bëj më të mirën tani për skuadrën. Menaxheri më telefonoi dhe më ta se Legia ishte i interesuar për mua.

Nuk e mendova gjatë. Pas 10 minuash e telefonova unë dhe i thashë se dua të luaj atje. Të gjithë e dimë se kjo është skuadër e madhe”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat