Nis me derbin Struga TL - Shkëndija

Futboll

Nis me derbin Struga TL - Shkëndija

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 15:16
Nis me derbin Struga TL-Shkëndija

Java e 8-të në Ligën e Parë Futbollistike, do të sjell disa ndryshime, përsa i përket termineve të zhvillimit të ndeshjeve.

Përballja e parë e kësaj jave, do të zhvillohet të shtunën, kur takohen Struga Trim Lum dhe kampioni aktual, skuadra e Shkëndijës.

Derbi në Strugë, do të nis në orën 17.00 dhe të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren. Vendasit synojnë pikët maksimale, posaqërisht pas disfatës nga Renova, ndërsa Shkëndija kërkon që të vazhdojë rrugën e suksesit, pas fitores me 2-0, në terrenin e Skopjes.

Ndërkohë një ndryshim tjetër do të jetë gjatë ditës së diel, pasi që derbi i kreut të tabelës, në mes Akademia Pandev dhe FC Shkupit, do të zhvillohet në Strumicë, në orën 18.00.

Ndërkohë në përballjet e tjera të javës së 8-të, në orën 15.00, Renova sfidon Bregallnicën, Rabotniçki takohet me Pelisterin, Boreci përballet me Skopjen, ndërsa Tikveshi kërkon fitoren e parë kundër Makedonija Gjorçe Petrovit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat